U tha se i vodhën vilën në Lalëz, reagon për herë të parë kreu i SPAK, Arben Kraja

0

Mbrëmjen e djeshme portali i drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu, Albanian Post, publikoi lajmin se në mesin e 7 vilave që janë grabitur së fundi në Lalëz është dhe ajo e kreut të SPAK Arben Kraja.

Ky i fundit në një reagim të bërë sot për mediat, e ka mohuar lajmin të cilin e ka quajtur të pavërtetë, ndërsa shton se kjo bëhet për të goditur punën e institucionit që ai drejton.

“Nuk më është vjedhur banesa as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se puna e SPAK nuk intimidohet nga “fake news”. Lajmi është i sajuar për të goditur integritetin e institucionit që unë drejtoj”, ka thënë mes të tjerave Kraja për mediat.

Në shkrimin e medias së cituar më lart thuhej se lajmi ishte konfirmuar nga banorët e zonës, se shtëpia e Krajës në Lalëz kishte rënë pre e grabitjes.

Lajmi u shpërnda menjëherë, dhe mori qindra reagime, edhe për faktin se publiku pyet se si ka mundësi që kreu i SPAK të jetë pronar i një vile në një nga zonat rezidenciale dhe të kushtueshme në Gjirin e Lalëzit, fakt të cilin ai nuk e ka mohuar as vetë gjatë reagimin të shkurtër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu