21 Nëntor 2025 – Fier
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti” në Fier, dyshohet se një konflikt midis dy personave, R. Ç., 33 vjeç, dhe M. S., eskaloi kur R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
Policia po vijon kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në incident.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.






