Një konflikt i ashpër është raportuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se përplasja me sende të forta ka ndodhur në rezidencën “Long Hill” në Lundër.
Mësohet se si pasojë e sherrit ku janë përfshirë 5-6 persona, ka mbetur të paktën një person i plagosur.
Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat dhe personat e përshirë, teksa policia ndodhet në vendngjarje.