Sherr me sende të forta në Kamëz/ Pesë të arrestuar, tre të proceduar në gjendje të lirë

0

KAMËZ- Pesë persona janë arrestuar në Valias të Kamzës pasi janë përshirë në një sherr fizik.

Të arrestuarit janë dy kryefamiljarë dhe tre djemtë e tyre.

Sipas policisë, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se janë goditur me sende të forta.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe tre persona të tjerë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.