Sherr me th*ika në Durrës, taksisti përfundon në spital me p*lagë në gjoks dhe bark!

0

Një konflikt i momentit mes disa personave në zonën e Plazhit në Durrës pasditen e sotme, degradoi deri në përdorimin e thikave.

I plagosur nga ngjarja mbeti 45-vjeçari Florant Sinanaj, i cili punon si taksist. Burime për media kanë bërë me dije se Sinanaj ka marrë dy plagë në gjoks dhe bark ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit ku i është nënshtruar dhe ndërhyrjes kirurgjikale. 45-vjeçari raportohet të jetë jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë ende nuk janë të qarta rrethanat e konfliktit ndërsa ende nuk janë identifikuar as autorët. Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punohet për dokumentimin e plotë të rastit.

Durrës Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.