Sherr me thika në Sarandë, vritet një person

0

I plagosuri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga thika.

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar. Paraprakisht raportohet se disa persona janë përfshirë në një sherr me thika e për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga thika.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu