Sherr me th*ika në Shkodër, plagosen dy të rinj

0

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta, është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Shkodër.

Sipas Policisë, si pasojë e sherrit, dy të rinj të moshës 19 dhe 17-vjeçare kanë mbetur të plagosur.

Të dy të rinjtë janë transportuar ne spital dhe momentalisht raportohen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit”,-thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.