Sherr me thika, plagosen dy vëllezër! Policia në ndjekje të autorit

0

Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se ndodhi pas një konflikti.

Dy vëllezër janë plagosur me thikë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës dhe dyshimet e para janë se sherri ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T., ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Burimet bëjnë të ditur se tre të rinjte ishin shok më njeri-tjetrin.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu