Sherr me thikë në Tiranë, 30 vjeçari plagos dy vëllezërit

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një sherr me thikë që ka ndodhur në Tiranë, në afërsi të vendit të njohur si kthesa e Paskuqanit. Dy vëllezër janë qëlluar nga një 30 vjeçar dhe ndodhen në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj, si dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit Tedi Durishti, i cili është larguar menjëherë pas plagosjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.02.2023, rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit, gjatë një konflikti, shtetasi T. D., 30 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç (vëllezër), të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu