Policia jep detaje rreth plagosjes me armë zjarri në Librazhd

0

Policia jep detaje rreth plagosjes me arme zjarri në Librazhd.

Librazhd/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 35 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit Aldi Biçaku, 27 vjeç nga Librazhdi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin Aldi Biçaku 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi Aldi Biçaku, duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Shpëtim Skura., 35 vjeç.

35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu