Sherr mes dy grupesh në Fier, forca të shumta policie rrethojnë vendngjarjen

0

Forca të shumta policie janë parë pasditen e sotme në qyetetin e Fierit.

Një konflikt banal mes dy grupesh ka terrorizuar banorët dhe ka sjellë në vendngjarje blutë e qytetit.

Në vendngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kapuç, një kaçavidë dhe një çekiç. Policia i ka sekuestruar këto mjete në cilësinë e provës materiale dhe ka shoqëruar në komisariat një person që dyshohet të ketë dijeni mbi ngjarjen e ndodhur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu