Sherr mes dy grupeve, katër të plagosur nga të shtënat me armë në Los Angeles, dy në gjendje të rëndë

0

SHBA- Katër burra janë shtruar në spital, dy nga ta në gjendje kritike, pasi u qëlluan pranë qendrës së Los Angeles të shtunën në mëngjes. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, gjetën katër burra të plagosur me armë zjarri.

Detektivët thonë se ka pasur një sherr mes dy grupeve të burrave, që njiheshin me njëri-tjetrin, raporton “Ktla”. Të paktën një i dyshuar qëlloi me disa fishekë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes me një BMW të bardhë, me të paktën dy burra të tjerë.

Të dyshuarit janë ende në arrati, dhe nuk është bërë asnjë arrestim. Katër të plagosurit u transportuan në një spital aty pranë. Dy nga meshkujt janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa dy të tjerët në gjendje kritike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu