Sherr mes Kadias e Manjanit, Fevziu: Pse ziheni? Sa i keni rrogat?

0

Zëvendës ministri i Financave Besart Kadia është përplasur me ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani. Teksa ishin të ftuar në “Opinion”, të dy diskutuan mbi skandalin e publikimit të pagave, por kur Manjani nisi të fliste dhe për shpërndarjen e shenjave të gishtërinjve, pati reagime nga Kadia.

Ai që ndërhyri mes tyre ishte moderatori i emisionit, gazetari Blendi Fevziu, i cili me humor tha të mos ziheshin për rrogat.

Pjesë nga biseda:

Ylli Manjani: Tani unë nuk kam siguri, shenjat e gishtërinjve janë të digjitalizuar

Besart Kadia: Po mos dilni nga tema, e çuat në një tjetër nivel…

Ylli Manjani: S’të jap ty llogari fare se çfarë them

Besart Kadia: Po pse u fusni njerëzve frikën të përdorin teknologji

Blendi Fevziu: Po pse ziheni, sa e keni rrogën

Besart Kadia: unë 1 milion e …

Blendi Fevziu: Prandaj iku Manjani nga Ministria