U publikuan sot, Manjani: Lista e pagave ka 5 muaj që qarkullon

0

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se shpërndarja e rrogave të shqiptarëve në këtë moment është bërë me qëllim.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Manjani tha se në fakt këto lista kanë pesë muaj që qarkullojnë, por dalja e tyre tani është bërë me qëllim largimin e vëmendjes nga ngjarjet politike.

“Që të jemi realist që këto janë bërë me qëllim, janë me qëllim. Këto kanë 5 muaj që qarkullojnë në telefonat e njerëzve. Përse kanë dalë tani? Largimin nga vëmendja politike. Largimin e vëmendjes nga një skandal politik tek një tjetër,”- tha Manjani.