Sherr mes shqiptarëve! Festa në Milano kthehet në tragjedi, vritet 23-vjeçari, një tjetër i plagosur

0

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Milanos, Turbigo. Gjatë një feste, disa shqiptarë janë përfshirë në një sherr që la pas një të vdekur e një tjetër të plagosur. Një 34 vjeçar shqiptar ka qëlluar në drejtim të bashkëatdhetarëve të tij ku gjatë të shtënave një 23 vjeçar po shqiptar ka humbur jetën, ndërsa një 30 vjeçar po ashtu shqiptar ka mbetur i plagosur.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë nga karabinierët. Sipas grupit hetimor, ngjarja kanë ndodhur në orën 23.30, pranë një lokali në via Allea Comunale në Turbigo. Të pranishmit rrethuan sulmuesin i cili nuk ndalonte së qëlluari, ku një plumb qorr goditi një shqiptar 23-vjeçar në arterien karotide. Ky i fundit ndërroi jetë pak orë më vonë në spitalin e Legnano.

Ndërsa i plagosuri është shtruar në spitalin në Busto Arsizio.

Autori u dhunua vazhdimisht nga pjesëmarrësit në festë derisa u bllokua nga karabinierët dhe më pas u arrestua. Arma e përdorur është një pistoletë e kalibrit 6.35 e humbur në vitin 2017 në provincën e Komos.

Burimi: Corrieredelumbria

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu