Sherr mes të miturish në Pogradec, plagoset me thikë 15-vjeçari

0

Pogradec : Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë. Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore. Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjeç, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu