Disa të rinj janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia informon se 21-vjeçari me inicialet XH.D ka goditur me sende të forta një 20-vjeçar. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është vënë në pranga.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues ne Delvinë, pasi ka goditur me sende të forta (shufër hekuri) në kokë, shtetasin S. A., 20 vjeç, banues në Delvinë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.