Sherr mes të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 15-vjeçari

0

DURRËS– Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Në orën 08:15, në lagjen nr.15 të Durrësit, personi me inicialet A. Ç, ka qëlluar me mjet prerës në këmbë bashkëmoshatarin e saj. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi A. Ç., 15 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), në këmbë, një bashkëmoshatar të tij, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve Policisë u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, e autorit të dyshuar, shtetasit A. Ç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu