Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë një 21-vjeçar

0

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një 25-vjeçar në në Lazarat, pasi ka goditur me thikë shtetasin E. M., 21-vjeç. I plagosur është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet ende vendodhja e agresorit. Mësohet se debati mes të rinjve nisi për motive të dobta dhe më pas ka agravuar në përdorimin e armës së ftohtë nga ana e 25-vjeçt A. S.

Mësohet se debate mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta

Njoftimi i plotë: Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Kordhocë”, fshati Lazarat, ka goditur me mjet mprehës, për motive të dobëta, shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Gjirokastër, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu