Sherr në ambientin e shkollës, plagoset me thikë 15 vjeçari në Kamzë

0

Një 15 vjeçar është plagosur me thikë mesditën e kësaj të marte në Kamzë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”,ku janë kofliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar.

i mituri është dëmtuar lehtë në krah.

“Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu