ITALI- Një familje shqiptare, e integruar në shoqëri sipas mediave italiane, është sulmuar nga një grup tunizianësh. Sipas mediave, të paktën katër ose pesë persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare një ditë më parë,
Mes dy palëve ndodhi një sherr masiv që u qetësua vetëm me ndërhyrjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë.
Por, tunizianët ishin arratisur. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Policia, pasi dëgjoi dëshmitarët, nisi hetimet për rastin.