Adoleshenti është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
Një konflikt fizik ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta në Korçë. Mësohet se një 17-vjeçar është plagosur me mjet prerës, nga një person tjetër i pa identifikuar ende. Adoleshenti është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
Njoftimi i Policisë:
Korçë/ Informacion paraprak Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.