KOSOVË– Polica e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë ditën e djeshme. Shkak u bë një mosmarrëveshje, mes një shoferi të kamionit dhe personave zyrtarë doganor. Ngjarja është filmuar nga kalimtarët e rastit.
Në video shihet shoferi i kamioniit që nxjerr një thikë duke kërcënuar personat zyrtarë. Një prej zyrtarëve kishte me vete një lopatë me të cilën kërcënoi shoferin se do ta godiste ndërsa ndërhyn edhe polici me armë. Shoferi është vënë në pranga.
Pamjet i ndiqni në Sinjali.