Sherr në mes të lokalit, i riu dhe shoku i tij bëjnë “për spital” një person për shkak të borxheve

0

Një konflikt ka ndodhur në një lokal mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një 28-vjeçar akuzohet se në bashkëpunim me shokun e tij 33-vjeçar, kanë kanosur dhe kanë dhunuar personin me inicialet A.Th, që ky i fundit të jepte paratë që i kërkoheshin.

Policia bën me dije se 28-vjeçari ra në pranga nën akuzën “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ndërsa shoku i tij do të hetohet në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia”.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th”, thekson Policia.

Ndërkohë, në telashe është futur edhe pronari i lokalit ku ka ndodhur ngjarja, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur në biznesin e tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ të shtetasit Z. M., 28 vjeç  si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe ‘Vetëgjyqësia’ shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale ‘Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë’ shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij”, njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu