Sherr në Palasë/ 28-vjeçari nga Tirana qëllon me sende të forta një 42-vjeçar, procedohet penalisht

0

Një sherr ka ndodhur këtë të hënë në fshatin turistik të Palasës në Vlorë.

Mësohet se një 28-vjeçar ka qëlluar me sende të forta një 42-vjeçar. Për pasojë, i riu është proceduar penalisht.

“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu