Është shoqëruar me përplasje fizike procesi për zgjedhjen e kreut të PD-së për Bulqizën, të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit. Mbështetës të kandidatëve Fatos Hoxha dhe Shaqir Manjani janë përplasur në ambientet e Kinemasë së qytetit duke shqyer edhe derën e saj me qëllim futjen brenda ambienteve të votimit.
Mësohet se sherri ka nisur pasi njëri nga kandidatët ka parë prani të shtuar të votuesve të rivalit të tij duke tentuar kështu moslejimin e vijimit të votimit.
Një veprim i tillë ka shkaktuar tension mes të pranishmëve duke bërë që të vijë edhe policia.
Zgjedhjet për kreun e PD të Bulqizës kanë qenë problematike që në fillim pasi më herët, është tërhequr nga gara edhe Dëfri Fiku pas një takimi të kandidatëve me Berishën në Tiranë.