Sherr për motive pronësie, 23-vjeçari qëllon me armë dhe largohet

0

Ditën e djeshme janë dëgjuar të shtëna me armë në fshatin Yrshek.Mësohet se 23-vjeçari me inicialet F.N., është përfshirë një konflikt për motive pronësie.

Shtetasi ka qëlluar në ajër dhe është larguar nga vendngjarja, ndëkohë që janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë, shkruan InfoWebTv.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 21.05.2021, është bërë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F. N., 23 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme në fshatin Yrshek gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 4 shtetas të tjerë, pjesëmarrës në konflikt.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu