Sherr për një porosi, greku merr thikën dhe sulmon ashpër 33 vjeçarin shqiptar në mes të restorantit

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar dhe një grek, të dy punonjës në një restorant në Athinë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen, ku mediat greke raportojnë se protagonistët janë greku 43 vjeç dhe kolegu i tij shqiptar, 33 vjeç.

Ata punojnë të dy si shpërndarës ushqimesh dhe sherri për një porosi agravoi në përleshje fizike. 43-vjeçari grek sulmoi me thikë shqiptarin, madje duke e ndjekur atë edhe jashtë lokalit. Skena ka tronditur klientët, por edhe kalimtarët në rrugë.

Policia bën të ditur se sherri nisi brenda lidhur me shpërndarjen e një porosie, ku autori fillimisht ka goditur me lugë viktimën. Gjatë përleshjes dhe daljes nga lokali, autori ka përdorur një thikë shtëpiake, të cilën e ka marrë nga një tavolinë dhe e ka kthyer në drejtim të viktimës, duke tentuar shumë herë ta godasë në bark dhe në qafë.