Sherr për një vajzë, kamerat kapin “Audin” që qëlloi të riun te Komuna e Parisit

0

Redi Balla, 22-vjeçari që u plagos me një plumb në këmbë mbrëmjen e së martës në zonën e Komunës së Parisit, nuk i ka ndihmuar hetuesit për të zbardhur autorët. Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se kishte dalë nga lokali, i ishte drejtuar mjetit që e kishte parkuar pranë lulishtes.

Sapo ka hyrë në makinë, një person e ka qëlluar me pistoletë me një plumb në këmbë. I riu deklaroi se nuk mundi ta shohë autorin, por policia ka dyshime se të dyja palët njihen me njëra-tjetrën.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë ndonjë konflikt që Redi Balla ka pasur me persona të tjerë për një vajzë. Për të shkuar në Spitalin e Traumës, 22-vjeçari mori një taksi të rastit pranë zonën ku ndodhi ngjarja.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë përgjatë zonës së Komunës së Parisit, është vërejtur një mjet tip “Audi” me targa italiane duke lëvizur me shpejtësi. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga autorët që plagosën Redi Ballën.

I riu nuk është banor i zonës, ndërsa nga policia njihet se një person problematik. Disa herë ai ka qenë i shoqëruar për konflikte e sherre banale, por vetëm është proceduar në liri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu