Sherr për parakalim? Pritën sa dolën nga palestra. Del foto e njërit prej policëve që u qëlluan në Vlorë

0

VLORË- Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj dy efektivëve të policisë në Vlorë. Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani u kanë shpëtuar plumbave që janë shtënë ndaj tyre, por ende nuk dihet arsyeja përse. Dy oficerët e policisë të cilët nuk ishin në krye të detyrës kanë qenë duke u kthyer nga palestra ndërsa ecnin me makinën e tyre tip “Audi” janë qëlluar nga një person që ju është afruar me një makinë “Volkswagen”. Deri më tani, policët u kanë rrëfyer kolegëve të tyre në Komisariatin e Vlorës se shkak për atentatin është bërë konflikti për një parakalim të gabuar.

Megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera që po hetohen nga Policia. Nuk përjashtohet mundësia që efektivët që të jenë qëlluar për shkak të detyrës pasi Anxhelo Breshani është punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Vlorës, ndërsa tjetri Nako Mehmetaj shërben pranë Policisë Kufitare Sarandë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu