Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. L., 65 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive pronësie, dyshohet se ka goditur me send të fortë në trup, shtetasin N. S., dhe ka zaptuar një sipërfaqe toke për të cilën është në proces gjyqësor, me këtë shtetas.