Sherr për pronësinë, dy kushërinjtë plagosin njëri-tjetrin me armë në Thumanë! Njëri prej tyre polic

0

KRUJË– Dy kushërinj kanë plagosur njëri-tjetrin në Thumanë të Krujës me armë dhe kanë përfunduar në spital. Shkak është bërë një sherr i nisur mbrëmjen e sotme për motive pronësi që ka përfunduar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Burimet  bëjnë me dije se dy kushërinjtë kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në këmbë dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Emrat e tyre ende nuk bëhem me dije, por të njëjtat burime thonë se njëri prej tyre është polic, por në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë orarit të shërbimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu