Sherr për thyerjen e xhamit të makinës, të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, arrestohen nga policia e Durrësit

0

Policia e Durrësit kaarrestuar dy të rinj pas një sherri që këta të fundit kanë pasur me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thika.

Mësohet se konflikti nisi për thyerjen e xhamit të makinës së njërit prej tyre, ndërsa në përleshje janë përfshirë edhe dy të rinj të tjerë që u proceduan penalisht.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu