Sherri mes Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës te ish-Parku

0

Biznesmeni Sino Llanaj, i gjakosur 5 ditë më parë në Astir

Erdit Flamuraj, i shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur më 13 janar mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, ka rënë në prangat e policisë.

Nuk dihet roli që ka pasur Flamuraj në këtë konflikt, por ai ka qenë i shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Sino Llanaj dhe Albert Allmuça, dy orakët u konfliktuan me njeri-tjetrin për mosmarrëveshjet që kishin për ndërtimin e një pallati në ish-Park. Policia e Tiranës vuri në pranga dy biznesmenët më datë 14 janar.

Sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nisur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu