Sherr te zyra e PSD-së së Tom Doshit në Tiranë, Policia: Janë gjetur plumba

0

Një sherr ka ndodhur midis disa personave në zyrën elektorale të PSD në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa personat e përfshirë në sherr janë larguar në vendi i ngjarjes.

Policia ka marrë një telefonatë për sherrin dhe njofton se ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar edhe 2 fishekë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.