Sherret te “Çajupi” nuk dinë të sosur! Gjimnazistët godasin me grushte njëri-tjetrin, askush nuk reagon

0

Pas sherrit të zyshave tek “Çajupi” në Tiranë, disa gjimanzistë janë përleshur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.Ndërkohë në rrugë kalojnë qytetarë normalisht. Arsyeja e sherrit nuk dihet ende.

Kujtojmë se një konflikt banal mes dy mësueseve të shkollës Andon Zako Çajupi është bërë shkak për një konflikt fizik dhe përdorimin e armëve fare pranë institucionit arsimor. Mosmarrëveshja mes mësueseve të Historisë dhe Gjuhë Leterësisë mësohet se ka nisur pasditen e së premtes dhe ka vazhduar edhe mëngjesin e të hënës, 11 tetor, ku u përfshinë në koflikt edhe familjarët e tyre.

Incidenti ndodhi rreth ores 8.30 të mëngjesit të 11 tetorit 2021 në afërsi të gjimnazit Çajupi ku dëshmitarë ishin edhe vetë nxenësit e tyre.

Sipas policisë 2 mësueset janë ulur në një lokal në afërsi të shkollës ku edhe konflikti u agravua duke sjellë edhe dëmtimin e katër personave të cilët u dërguan për ndihmë në spital.

Në debat e sipër dhe me akuza të ndërsjellta arsimtaret kanë telefonuar të afërmit e tyre ku më pas janë përfshirë në konflikt të paktën 5 persona disa prej tyre të armatosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu