Është shfaqur i penduar para gjykatës 68-vjeçari Arben Shtraza që plagosi fqinjin dhe shokun e tij të lojës, tri ditë më parë në Durrës.
Mesditën e sotme u zhvillua në Gjykatën e Durrësit seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij. Gjykata caktoi masën arrest në burg ndaj Shtrazës që akuzohet për plagosje të rëndë. Para gjyqtarit Sokol Mara ai u shfaq i penduar dhe i kërkoi ndjesë familjarëve të të plagosurit 70-vjeçar, që e qëlloi me thikë në bark, pas një konflikti çasti.
Ngjarja ndodhi të hënën në lulishten pranë sheshit Pranvera dhe filialit të Postës. I plagosuri vijon të jetë në spital nën kujdesin e mjekëve.





