Sherri për një vajzë! U plagos sot, në 2007 Admir Bejo me të vëllanë tentuan të vrisnin dy persona

0

KUÇOVË – Admir Bejo, 45-vjeçari që u gjet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, rezulton të jetë një person me precedent pnealë. Në vitin 2007, kur Bejo ishte vetëm 30 vjeç bashkë me të vëllanë, Ilija Bejo, 23 vjeç në atë kohë, tentuan të vrisnin dy vëllezër.

Në atë kohë policia bënte me dije se dy vëllezërit Bejo qëlluan me 8 plumba pistolete tip “Beretë” vëllezërit Ardian Kundja, 25 vjeç dhe Saimir Kundja, 27 vjeç. Ngjarja ndodhi kur dy vëllezërit Kundja ishin duke dalë nga hyrja e pallatit në të cilin jetojnë. Pas të shtënave, dy autorët qe menduan se i lanë të vdekur shënjestrat e tyre, u larguan me shpejtësi nga vendngjarja, me një automjet tip “Ford Fiesta” me targa TR 79 88 N. Vëllezërit e plagosur u dërguan në spitalin e qytetit, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë nje vajzë nga Kuçova, që bashkëjetonte prej më shumë se një viti me Ilia Bejon. Konflikti kishte nisur edhe 6 muaj përpara këtij atentati, kohë kur ndodhi dhe një sherr me grushte e mjete të forta mes vëllezërve Bejo dhe Kundja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu