Shfrytëzonte fëmijën 7 muajsh për të lypur, në hetim 24-vjeçarja në Elbasan

0

Shfrytëzimi i të miturve për të lypur në rrugë është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues.

Së fundmi në Elbasan është konstatuar një nënë e re e cila ka shfrytëzuar fëmijën e saj të mitur 7 muajsh për të lypur në rrugë. 24-vjeçarja me iniciale S.M është vënën nën hetim në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 24 vjeçe, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kristoforidhit”, duke lypur në rrugë, së bashku me fëmijën e saj 7 muajsh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu