Shfrytëzonte vajza për prostitucion, pranga të riut në Tiranë, i paguante me para false ose kokainë

0

Policia e Tiranës ka goditur nje rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe shpërndarjes së drograve të forta e llojit kokainë. Operacioni është finalizuar nga komisariati nr.6.

Në sajë të ketij operacioni është vënë ne pranga një i ri, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Burime bejne me dije se i riu shfrytëzonte për prostitucion vajza dhe i paguante ato me para false, ku në disa raste ka përdorur paund fals.

Por nuk mungonin rastet kur vajzat e shfrytëzuar paguheshin edhe me doza kokaine.

Policia pas marrjes së informacionit për këtë aktivitet të paligjshëm ndërmori operacionin, ku në banesën e këtij shtetasi që ndodhet në zonën e Kombinatit u ndaluan i riu, vajza që shfrytëzohej për prostitucion, dhe një shtetas tjetër që shpërndante kokainë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu