3 të vdekur në repartin Covid të spitalit Durrës, 16 pacientë të shtruar në Shkodër, 8 në reanimacion

0

3 humbje jete nga Covid janë regjistruar që prej ditës që në Durrës u hap një pavion i posaçëm për të infektuarit me Covid. Këtë të hënë numri i të shtruarve është 65 dhe kanë mbetur vetëm 5 shtretër të lirë.

Burimet tregojnë 3 personat ndërruan jetën nga Covid në të njëjtën ditë, të shtunën. Ata u shtruan disa ditë më parë në spital dhe kërkuan ndihmë mjekësore. Kur gjendja shëndetësore u përkeqësua u dërguan në reaminacion. Të 3 ishin në moshë të thyer dhe vuani nga sëmundje kronike.

Ndërsa të shtruarit e tjerë në këtë spital po trajtohen me okigjeno-terapi dhe 10 prej tyre janë më rëndë. Po mbahen në jetë me frymëmarrje të drejtuar.

Ndërkaq në Shkodër në pavijonin e përcaktuar për të prekurit nga virusi janë të shtruar 16 të infektuar. 8 nga ta janë  në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen në reaminacion.

Të tjerët i janë nënshtruar terapisë me oksigjen.  Nuk raportohet për të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu