Rritet numri i të infektuarve me Covid/humbin jetën 13 persona në Maqedoni

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 13 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 129 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar nga 854 testime. Rastet janë në Shkup-76, Kavadar – 19, Negotinë – 9, Prilep – 6, Veles, Ohër dhe Strugë – 3 secili, Kumanovë dhe Tetovë – nga 2, Manastir – 9, Gostivar, Shtip, Kërçovë, Vinicë, Makedonski Brod dhe Demir Kapija – nga 1.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit betejën me Covid e kanë fituar gjithashtu 342 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid  ka shkuar në  99.408, prej të cilëve 89.742 janë shëruar, ndërsa 3.076 kanë ndërruar jetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu