Shifrat në Itali/ 684 viktima nga Covidi gjatë 24 orëve të fundit, mbi 20 mijë raste të reja. Cilat janë rajonet më të prekura

0

Italia ka shënuar 684 jetë të humbura dhe 20,709 raste të reja nga 207,143 tampone të kryer gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë, rënia në kujdesin intensiv vazhdon (-47) ndërsa rriten të shëruarit dhe ata që janë nxjerrë nga spitali (38,740 kanë dalë gjatë orëve të fundit ndërsa në total numri ka arritur në 823,335).

Lombardia, Veneto dhe Campania janë rajonet që regjistruan rritjen më të madhe të rasteve në 24 orët e fundit, me përkatësisht 3,425; 2,782 dhe 1,842 pozitive. Pasojnë Lazio (1,791) dhe Puglia (1,668).

Ndërkohë, pranimet në spital po zvogëlohen pasi orët e fundit u shtruan në spital 32,454 pacientë me simptoma, 357 më pak se një ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu