Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafik droge. I riu shqiptar dyshohet se është pjesë e një rrjeti të organizuar të transportit dhe shpërndarjes në sasi të konsiderueshme të kokainës.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u arrestua të mërkurën në mëngjes dhe me urdhër të Prokurorisë, dhe u dërgua në burgun e Montacuto-s në pritje të një seance dëgjimore për vlefshmërinë e tij këtë mëngjes para gjyqtarit hetues.
Shqiptari ishte pa punë dhe udhëtonte me makinën e tij për të shitur dozat. Në total, kokaina e gjetur në shtëpi, gati për t’u shitur, arriti në 75 doza, me peshë afërsisht 40 gramë, të vulosura me nxehtësi dhe të paketuara në të njëjtën mënyrë si ato që u gjetën tek 35-vjeçari.
Gjatë kontrollit në banesë, 35-vjeçarit iu gjetën të paktën 2,5 kg kokainë e cilësisë së lartë, me vlerë tregu mbi 300 mijë euro nëse shitej me pakicë.
Hetimet e policisë zbuluan se i riu kishte shpikur një teknikë të çuditshme për shitjen e dozave, duke i fshehur ato brenda enës plastike me vezë Kinder, të verdha me kapakë.
Në total, kishte gjashtë pako që përmbanin mbi 2 kilogramë drogë. Gjithashtu në shtëpi ishte një peshore e madhe dixhitale, ndoshta e përdorur për të peshuar prerjet më të mëdha të kokainës, dhe 3,000 euro që besohet të jenë të ardhurat e operacioneve të paligjshme të trafikimit të drogës të kryera deri pak më parë.





