Një 57-vjeçare u arrestua në Mamurras, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma”.
Marjana Gjini, shiste doza kokaine në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth.
Policia sekuestroi 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.