Shitblerja e votave, Yuri Kim: Partitë të reagojnë kur njerëzit thonë se veprojnë në emër të tyre

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, iu ka bërë thirrje forcave politike që të distancohen dhe të reagojnë për personat që blejnë vota në emër të tyre.

Kim iu bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë ditën e dielë, ndërkohë që kërkoi nga autoritetet që të zbardhin sa më shpejt ngjarjet ku diskutohet mbi shitblerjen e votave.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Të gjithë që kanë të drejtë vote të votojnë! Kemi parë raportime për shitje dhe blerje votash, shpresojmë që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Partitë të reagojnë dhe të ndërmarrin veprime, kur personat blejnë vota në emër të tyre.

Duket se mesazhi i Yuri Kim i adresohet indirekt dhe Partisë së Lirisë që drejtohet nga Ilir Meta, pasi gjatë ditës së sotme u vu në pranga koordinatori i kësaj force politike në Kuçovë, i cili premtonte para kundrejt votave në 14 Maj.

Deri tani janë të pakta rastet e denoncuara për shitblerjen e votave, e megjithatë zhdukja e këtij fenomeni duket e largët, me varfërinë dhe korrupsionin që gërshetohen mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu