Shiti djalin e porsalindur për të paguar operacionin e hundës, arrestohet nëna 33-vjeçare

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi, ku një grua është arrestuar pasi ka shitur beben e saj për të bërë operacion hundën.

Mediat e huaja shkruajnë se nëna 33-vjeçare, është arrestuar për trafikim njerëzor. Nëna thuhet se lindi një djalë më 25 prill në një spital në qytetin jugor të Kaspiysk, përpara se ta shiste atë vetëm pesë ditë më vonë tek një çift vendas që kërkon të bëhen prindër.

Sipas një deklarate nga zyrtarët rusë nëna e shiti djalin për 200,000 rubla (3,200 dollarë). ” si fillim nëna kishte marrë një pagesë të vogël paraprake prej 360 USD. Më pak se katër javë më vonë, më 26 maj, gruaja besohet të ketë marrë pjesën tjetër të parave.

Foshnja është sëurë dhe kur prindërit që e adotuan e çuan në spital, mjekët u kanë kërkuar certifikatën e lindjes diçka që ata nuk e kishin dhe më pas është njoftuar policia.

Policia ka arrestuar nënë për “trafikim njerëzor”  he çiftin që adotoi foshnjën të cilët akuzohen për “adoptim në mënyrë të paligjshme”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu