Rrugët e brendshme të qytetit të Lushnjës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut të ditës së sotme.
Ka mjaftuar 30 minuta shi me intensitet të lartë, që makinat të bllokohen në mbi 40 centimetër ujë.
Kjo bëri që shumë prej automjeteve të fikeshin në rrugë, duke bllokuar qarkullimin për disa orë.