Shkak moti i keq, anulohen lundimet nga Durrësi në Bari dhe anasjelltas

0

DURRËS- Lundrimet nga Durrësi për në Bari dhe anasjelltas janë anuluar mbrëmjen e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Autoriteti Portual Durrës shkruan se lundrimet janë anuluar për shkak të motit të keq, duke shtuar se pritet të rifillojnë ditën e nesërme, nëse kushtet meteorologjike përmirësohen.

Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:

‼️Njoftim‼️ Njoftojmë të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, se për shkak të motit nuk do të ketë lundrime mbrëmjen e sotme, as nga Durrësi drejt Barit, as anasjelltas. Lundrimet pritet të rifillojnë ditën e nesërme, dt.26.11.2021, në varësi të kushteve të motit. Kompanitë e lundrimit do të garantojnë njoftimin dhe rimbursimin e biletës sipas kërkesave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu