Muhamet Rrumbullaku pritet që të emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos.
Burime për media bëjnë me dije se ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi do të propozojë Rrumbullakun për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Propozimi pritet të bëhet javën e ardhshme dhe do shqyrtohet të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.
Kujtojmë që Nano ish-kreu i Antiterrorit që u emërua me bujë një vit më parë, është shkarkuar pak ditë më parë nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është shprehur se për shkak se ai nuk kishte përmbushur objektivat e vendosura, Gledis Nano është shkarkuar nga posti dhe në vend të tij detyrën përkohësisht po e ushtron nëndrejtori Tonin Vocaj.